Liverpool nuk përfiton, ndalet nga Manchester United

Angli | 2 vite më parë

Një barazim emocionues 2-2 në Anfield mes Liverpool dhe Manchester United. Skuadra e Arne Slot nuk arriti të marrë fitoren e katërt radhazi në Premier League, ndërsa skuadra e Amorimit pati një pasdite pozitive, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet.

Reds nuk e kanë ‘vrarë’ ende kampionatin dhe mbeten +6 pas Arsenalit, pavarësisht se kanë një ndeshje më pak për të luajtur.

Pas një pjese të parë pa gola, United surprizën duke zhbllokuar sfidën në minutën e 52-të me anë të Martinez. Megjithatë, avantazhi ka zgjatur vetëm 7 minuta, pasi Gakpo ka barazuar në minutën e 59-të.  Salah me penallti kaloi në avantazh Liverpool në minutën e 70-të, por 10 minuta më vonë është Diallo që rikthen barazimin, 2-2 deri në sinjalizimin e fundit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme