Liverpool, Slot para Tottenham: 6-3 në Premier tregon cilësitë

Angli | 2 vite më parë

Në prag të ndeshjes në fushën e Tottenham(EFL Cup, ndeshja e parë gjysmëfinale), trajneri i Liverpool, Arne Slot komentoi në një konferencë për shtyp duke u nisur nga suksesi 6-3 arritur ndaj Spurs pak javë më parë në Premier League.

“Ajo që presim përpara se të dalim në fushë është që të shikojmë dy skuadra me një identitet dhe stil loje kaq të qartë të përballen me njëra-tjetrën, dhe mendoj se kjo është ajo që shumica e njerëzve presin të shohin edhe nesër. Ata kanë identitetin e tyre, ne kemi tonin, të dyja skuadrat do të përpiqen t’i imponojnë identitetin e tyre”.

“Në një pjesë të madhe të ndeshjes si udhëtues dy javë më parë arritëm të tregonim identitetin tonë. Por ka pasur edhe momente kur ata kanë treguar se sa ekip cilësor janë. Të shënosh tre gola kundër nesh është një sukses. E di që kemi shënuar gjashtë, por të shënosh tre gola kundër nesh nuk është diçka që kanë arritur ta bëjnë shumë skuadra deri më tani”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme