Lojërat Mesdhetare në RTSH/Shqipëria U21 mundet nga Algjeria dhe eliminohet

Shqipëria U21 u thotë lamtumirë Lojërave Mesdhetare, “Taranto 2026” pas disfatës 2-0 në ndeshjen e tretë të Grupit B përballë Algjerisë.
Në ndeshjen e luajtur në Stadio Giovanni Paolo II, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u dominuan nga kundërshtari. Pas një pjese të parë pa gola, Algjeria arriti të shënojë dy herë me Akhrib 58’ dhe Abdelaziz 73’.
Në ndeshjen tjetër të Grupit, Italia ka arritu të marrë një fitore 3-0 përballë Kosovës duke siguruar vendin e dytë, njëkohësisht dhe kualifikimin, falë golavarazhit më të mirë se Shqipëria.
Kuqezinjtë e mbyllin në vendin e tretë me 4 pikë, aq sa Italia e vendit të dytë, ndërsa Kosova në vendin e fundit me 0 pikë. Algjeria në vendin e parë me 9 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




