Maia Sandu fiton mandatin e dytë, Begaj: Shqipëria qëndron përkrah Moldavisë!

Presidenti, Bajram Begaj, ka përshëndetur fitoren e Presidentes properëndimore të Moldavisë Maia Sandu, e cila triumfoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën.
Në një mesazh të publikuar në profilin e tij zyrtar në platformën X, Presidenti Begaj i uron fitoren Maia Sandu në këtë mandat të dytë si Kryetare e Shtetit, ndërsa konfirmon vijimësinë e bashkëpunimit të Shqipërisë më Moldavinë, si dy vende të linjëzuara me politikat Euroatlantike.
“Urime Presidente Maia Sandu për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Moldavisë! Ju uroj suksese në drejtimin e Moldavisë në rrugën e saj evropiane. Shqipëria qëndron përkrah Moldavisë!”, shkruan Begaj.
Kryetarja pro-perëndimore Maia Sandu ka fituar një mandat të dytë në detyrë në zgjedhjet presidenciale në Moldavi, sipas rezultateve paraprake.Presidentja pro-perëndimore, Sandu, e cili ka intensifikuar përpjekjet e vendit për t’u shkëputur nga ndikimi i Moskës, po përballej me Alexandr Stoianoglo (figurë e përshkruar si e afërt me Moskën) nga Partia Socialiste, në raundin e dytë të votimit të dielën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




