Malagò gjen trajnerin e Italisë: Rikthehet Mancini, Ranieri do të jetë drejtor sportiv!

Itali | 3 muaj më parë

Gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit Federal të Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò ka dhënë lajmin e mirë se tashmë kërkimet për komisarin e ri teknik të Italisë mund të konsiderohen të mbyllura.

“Mendoj se është shumë pozitiv fakti se Roberto Mancini dhe Claudio Ranieri ishin në linjë me pretendimet financiare. Ata ishin në gjendje të silleshin me ndjeshmëri të madhe ndaj shifrave dhe buxhetit tonë”, tha Malagò. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme