Manchester United, Neville kritikon lojtarët: Disa prej tyre janë të pavlerë

Manchester United po kalon një nga periudhat më të vështira të sezonit të tyre dhe humbja e rëndë 3-0 ndaj Bournemouth në Old Trafford të dielën vazhdon të rrisë presionin mbi Michael Carrick. Në një kohë kaq kritike, nuk është vetëm rezultati i arritur në fushë që është shqetësues, por edhe qëndrimi i lojtarëve dhe paaftësia e skuadrës për t’iu përgjigjur vështirësive, me një ekip që tani duket se nuk ka karakter dhe personalitet.
Gary Neville, ish-kapiteni i United dhe komentatori aktual i Sky Sports, mbajti qëndrim dhe bëri akuza të rënda kundër lojtarëve, duke vënë në dyshim përkushtimin, profesionalizmin dhe aftësinë e tyre për të përfaqësuar në mënyrë adekuate klubin, ndërsa mbrojti Michael Carrick.
“Ishte një performancë tronditëse, një performancë pa asgjë. Kjo është një seri performancash jokonsistente, e lojtarëve që fiken dhe ndalojnë së luajturi”.
Disa prej tyre nuk janë aq profesionistë, nuk shkojnë në shtrat në kohën e duhur, nuk hanë ushqimin e duhur, nuk mendojnë për Manchester United çdo minutë të çdo dite dhe nuk e përjetojnë këtë klub siç duhet, si profesionistë. Nuk kam asnjë konsideratë për ta”.
Momenti më i ashpër erdhi kur Neville akuzoi disa lojtarë se harruan përgjegjësinë që i lidh ,e fanellën që veshin. “Pse? Sepse kjo është e gjitha që kanë në mendje. Disa nga ata lojtarë janë të pavlerë”.
Në komentin e tij, Neville kishte fjalë shumë të ndryshme për Michael Carrick, duke dalluar cilësitë personale të trajnerit nga vështirësitë që hasi në menaxhimin e ekipit: “Ai është një njeri me integritet, besueshmëri, drejtësi dhe profesionalizëm, me cilësi të nivelit të lartë futbollistik, qëndrueshmëri dhe besueshmëri. Gjithçka që grupi i lojtarëve në dhomën e zhveshjes nuk e ka”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




