Maradona me fanellën e Baresit: Mbrojtësi më i mirë

Ka shumë anekdota për karrierën e një legjende si Franco Baresi, por është një imazh që, ndoshta më shumë se çdo tjetër, shpjegon madhështinë e ish-kapitenit të Milanit dhe përfaqësueses së Italisë: fotografia e Diego Armando Maradonës duke veshur fanellën me numrin 6 të mbrojtësit kuqezi në fund të fitores 3-0 të Napolit ndaj Milanit më 1 tetor 1989.
“Kjo fanellë i përket një lojtari të shkëlqyer. Mendoj se Franco Baresi është mbrojtësi më i mirë dhe ky është një kujtim që do ta mbaj me vete për gjithë jetën time”, deklaroi Pibe de Oro kur u intervistua pas shkëmbimit të fanellave në dhomën e zhveshjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




