Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Ka nisur me humbje aventura e trajnerit Rolando Maran në krye të Shqipërisë. Kombëtarja shqiptare është mundur 1-0 nga Izraeli në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania”. Një gol i Gloukh në pjesën e dytë ka vulosur fatin e kësaj miqësoreje.
Maran nuk ka bërë shumë ndryshime në formacionin titullar krahasuar me Silvinjon. Në mungesë të Strakoshës në portë është aktivizuar Sherri, ndërsa Mehmeti ka nisur si titullar sfidën ndaj izraelitëve.
Kuqezinjtë rrezikojnë të parët, por Mehmeti nuk arrin që të gjejë kuadratin. Edhe miqtë mundohen të reagojnë, por Sherri është në lartësinë e duhur.
Shqipëria rrezikon me Mehmetin dhe Brojën, por nuk arrin që të gjejë golin e avantazhit. Në pjesën e dytë Maran aktivizon Dakun, Shehun dhe Bajramin, por janë miqtë ata që gjejnë rrugën e rrjetës me Gloukh, që shënon golin e avantazhit në minutën e 73-të.
Shqipëria nuk arrin që të reagojë, madje izraelitët i afrohen golit të dytë me Abed.
Mbyllet me fitoren minimale 1-0 të Izraelit miqësorja në “Air Albania”. Shqipëria do të zbresë sërish në fushë të shtunën në orën 20:00 në miqësoren e radhës kundër Luksemburgut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




