Max Verstappen fiton garën kaotike në kart kundër 100 influencuesve

Max Verstappen përballë 100 influencer-ave, kjo ishte sfida më e fundit e pilotit holandez, e cila zgjati vetëm 14 xhiro. Piloti i Red Bull arritit që të kalonte “rivalët” e tij me shpejtësi në vetëm 14 xhiro, duke fituar një garë demonstrative kaotike me karting në Silverstone të mërkurën.
Ylli i Red Bull-it e nisi garën nga fundi i grupit dhe kishte për detyrë t’u tregonte vendin yjeve të rrjeteve sociale, në një transmetim të drejtpërdrejtë në “Disney+”.
Brenda një xhiroje të vetme, ai u ngjit në vendin e 37-të dhe, fatkeqësisht për të, la pas prezantuesin e “Daily Mail Sport”, Henry Ëilliams, i cili ishte kualifikuar në vendin e 73-të.
Në një moment që shkaktoi polemika, ndërsa në pistë mbretëronte një kaos i vërtetë, holandezi doli nga pista në kthesën e dytë për të parakaluar përfaqësuesin e tabloidit.
Deri në xhiron e 10-të, Verstappen kishte arritur në vendin e katërt, ndërsa çdo pilot që ai kishte parakaluar ishte detyruar të tërhiqej nga gara.
Dhe në xhiron e 14-të, katër herë kampioni i botës kaloi përfundimisht gazetarin holandez Jacky Martens, duke siguruar kështu fitoren.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



