Mbështetje për fëmijët në nevojë – Bashkia Shkodër shpërndan sete shkollore në qendra komunitare

Sociale | 1 vit më parë

Fëmijët e shtresave në nevojë, veçanërisht ata të komunitetit rom dhe egjiptian, janë në qendër të disa programeve mbështetëse që po zbatohen nga Njësia e Kujdesit për Fëmijët, pranë Drejtorisë së Shërbimit Social në Bashkinë e Shkodrës.

Vetëm gjatë muajit shtator, qindra sete me pajisje shkollore u shpërndanë për fëmijët që ndjekin mësimet dhe trajtohen në qendrat komunitare të qytetit.

“Me ndihmën e donatorëve por edhe me ndihmën e veçantë të kryetarit të Bashkisë  janë  shpërndarë në gjithë territorin e bashkisë Shkodër më shumë se 500 komplete që përfshijnë çanta, këpucë, sete shkollore që fëmijët që kanë më shumë nevojë të jetë të barabartë me fëmijët e tjerë dhe ta fillonin vitin e ri shkollor me integritet si gjithë fëmijët e tjerë” u shpreh Julia Cepi, specialiste pranë Drejtorisë së Shërbimit Social, Bashkia Shkodër.

Për fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian, si një ndër shtresat më në nevojë, funksionon aktualisht edhe një qendër e veçantë komunitare në Shkodër, e cila ofron mbështetje dhe trajtim për dhjetëra fëmijë.

“Çdo ditë nga kjo qendër i për rreth 30 fëmijë i ofrohet çdo ditë shërbim transporti që nga vendqëndrimet ku ata janë të frekuentojnë shkollën. Gjithashtu i afrohet ushqim, mësimet pas shkollore dhe familjeve të tyre paketa ushqimore dhe veshmbathje në mënyrë që të lehtësojmë situatën e tyre dhe të integrohet si fëmijët e tjerë”.

Në Bashkinë Shkodër janë në funksion 9 qendra komunitare për familjen, pesë prej të cilave ndodhen në qytet dhe katër të tjera në njësitë administrative.

GAzetar A.Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme