‘’Menaxheria e qelqtë’’ – Drama amerikane që po përgatitet për skenën ’’Zihni Sako’’ në Gjirokastër

Kulturë | 2 vite më parë

Një dramë amerikane do të ketë mundësi të shijojë artdashësi gjirokastrit së shpejti.  “Menaxheria e qelqtë” titullohet  pjesa teatrale që  po përgatitet nga trupa e aktorëve të teatrit “Zihni Sako”, të cilët tashmë provat i kanë zhvendosur  në skenë.

“Teatri “Zini Sako” është në proces provash për të nxjerrë premierën e re brenda muajit nëntor. Është një vepër shumë ë bukur e vlerësuar ne jemi në proces provash dhe ka qenë shumë interesant”, u shpreh Drejtoresha e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër, Lejda Çeli.

Kjo dramë që mban regjinë e Erjon Hinajt do të vijë nën interpretimin e katër  aktorëve, ku një prej tyre është Kostaq Kreci. Për të do të jetë eksperienca e parë si pjesë e trupës së teatrit profesionist të Gjirokastrës.

“Menaxheria e qelqtë” është një dramë që pasqyron iluzionet e një realiteti dhe bote të pamëshirshme, duke trajtuar fatin e një familjeje amerikane ,në kohën e krizës së madhe ekonomike të viteve 30.

Gazetare:  Y.Ponde  

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme