Merkato/ Enturazhi i Kane refuzon bisedimet me Barçën, rinovimi me Bayern-in konkretizohet pas Botërorit

Futboll Bota | 4 muaj më parë

Harry Kane ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayern-in, ndërsa zërat e merkatos rreth tij janë edhe më të shpeshtë.

Fakti që statistikat e Kane janë të një lojtari në kulmin e karrierës dhe situata e tij kontraktuale e kanë kthyer 32-vjeçarin në një “atraksion” të vërtetë për të gjitha ekipet që janë në kërkim të një numri nëntë.

Mes ekipeve në fjalë është edhe Barça, e cila thuhet se ka arritur që të kontaktojë me enturazhin e sulmuesit të Anglisë. Nëpërmjet një telefonate klubi katalanas ka mësuar se Kane për momentin është i fokusuar në Botërorin 2026 dhe se pas këtij eventi do të jetë i përqëndruar në bisedimet me Bayern-in për të arritur që të finalizojnë rinovimin e kontratës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme