Merkato/ Nathaniel Brown rikthehet në Bavari, mëngjërashi zyrtarisht i FC Bayern

Gjermani | 4 muaj më parë

Nathaniel Brown është lojtari më i ri i FC Bayern-it. 23-vjeçari u tranfserua në Mynih pasi Eintracht Frankfurt pranoi ofertën prej 55 milionë eurosh.

Bavaria nuk është një mister për mbrojtësin e kombëtares gjermane, i cili është formuar në klubin e Nuremberg-ut, i cili do të përfitojë 10% të shifrës të transferimit.

“FC Bayern është njëri prej klubeve më të mirë të botës. Fakti që mu dha mundësia të luaja për këtë klub më bën krenar. Unë kam lindur këtu në këtë land dhe ky është një tjetër faktor që më shton gëzimin. Kur bisedova me trajnerin kisha ndjesi pozitive. Kur bisedova me Vincent Kompany u binda se këtu mund të zhvillohem edhe më shumë”, tha Brown.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme