Messi në Delhi, VIP-a e biznesmenë shpenzojnë 100 mijë euro për ta takuar privatisht

Masa të jashtëzakonshme sigurie për legjendën e futbollit argjentinas, i cili ndodhet në kryeqytetin e Indisë. Lionel Messi ka mbërritur në Delhi për etapën e fundit të turit 4-ditor indian. Më parë ishte ndalur në Kolkuta, Hyderabad dhe Mumbai.
Pas kaosit në Kolkuta, ku një turmë tentoi ta takonte me “dhunë”, në kryeqytetin e Indisë masat e sigurisë ishin shumë të rrepta. Sipas Ndtv, Messi dhe njerëzit e tij kanë prenotuar një kat të tërë në hotelin që kishin zgjedhur.
Gjithmonë sipas Ndtv, stafi i Messi-t ka organizuar disa takime me dyer të mbyllura me VIP-a dhe biznesmenë, që kanë paguar secili 10 milionë rupi, rreth 93 mijë euro. Futbollisti do të takojë edhe disa zyrtarë të lartë të parlamentit. Ai do të marrë pjesë gjithashtu në një event në stadium, ku do të takojë përfaqësues të “Minerva Academy”, që ka fituar 3 trofe në futbollin e të rinjve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




