Milano-Cortina 2026/ Johannes Høsflot Klæbo kërkon historinë, merr të artën e parë olimpike në këtë event

Evente Sportive | 9 muaj më parë

Milano-Cortina 2026 do të jetë eventi ku skiatori norvegjez Johannes Høsflot Klæbo shpreson që të bëjë historinë.

Ashtu siç pritej Johannes Høsflot Klæbo mori medlaje të artë sot në disiplinën e cross-country skiing. Për norvegjezin kjo ishte e arta e e gjashtë në Lojrat Olimpike Dimërore.

Gara e sotme, e cila u transmetua ekskluzivisht në RTSH 1 HD, ishte mjaft emocionuese edhe pse fituesi nuk e vendosi në metrat e fundit pasi Frenchman Mathis Desloges (+2.0 sekonda) dhe Martin Løëstrøm Nyenget (+2.1) humbën ritmin.

Objektivi i madh i Klæbo është arritja e një numri rekord medaljesh të arta në Lojtrat Olimpike Dimërore. Për të realizuar këtë objektiv ai hyri në Milano-Cortina me synimin për të fituar të artë në gjashtë disiplina. Në këtë aspekt rekordi i takon patriotëve të tij, Marit Bjørgen dhe Ole Einar Bjørndalen me nga tetë medalje të arta secili.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme