Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Johannes Hoesflot Klaebo bën historinë duke marrë medaljen e gjashtë të artë

Gjashtë nga gjashtë për Johannes Hoesflot Klaebo! Skiatori norvegjez fiton të artën e gjashtë në Milano-Cortina 2026 në garën mass start 50km.
Atleti nga norvegjia, hyri në historinë e Lojrave Olimpike Dimërore për numrin e të artave, pasi vendosi kohën më të mirë duke kaluar finishin pas 2 orësh 06 minutash e 44.8 sekondash.
Në Tesero ai i parapriu dy bashkëkombëse te tij, të cilët ishin M.Nyenget (+8.9) dhe E.Iversen (+30.7).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




