Moti i keq detyron organizatorët të afrojnë startin e garës, Çmimi i Madh në Miami nis në 19:00!

Moti i keq që pritet të godasë Florida-n ditën e sotme ka kushtëzuar Çmimin e Madh të Miami-t. Organizatorët e garës në dakortësi me FIA-n kanë bërë me dije se starti i garës ka ndryshuar dhe se gjithçka do të nisë në orën 19:00 (13:00 ora lokale) dhe jo në orën 22:00.
“Pas diskutimeve midis FIA-s dhe FOM-it u mor vendimi për të afruar fillimin e garës në orën 13:00, për shkak se në Miami parashikohen stuhi të forta. Ky vendim u mor për të minimizuar ndërprerjen e garës, për të siguruar kohën maksimale të mundshme për të përfunduar garën në kushtet më të mira të mundshme dhe për sigurinë e pilotëve, tifozëve, ekipeve dhe stafit”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




