Musk denoncon dënimin e Le Pen: “Është një abuzim me sistemin gjyqësor”

Botë | 2 vite më parë

Elon Musk ka reaguar nëpërmjet një shënimi në platformën e tij “X” ndaj dënimit të lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe heqjes së të drejtës për t’u zgjedhur.

“Kur e majta radikale nuk mund të fitojë përmes votës demokratike, ata abuzojnë me sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët e tyre”, ka shkruar Elon Musk në rrjetin e tij social.

“Kjo është metoda e tyre standarde në mbarë botën,” tha ai.

Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8 eurodeputetë të tjerë për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian. Sipas vendimit të gjykatës, ata ishin të përfshirë në një skemë që kishte për qëllim përdorimin e fondeve të BE-së për punët e partisë së ekstremit të djathtë, Rally National, ndërmjet viteve 2004 dhe 2016.

Dënimi i Le Pen i ndaloi mundësinë asaj që të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, pasi gjykata vendosi ndalimin e saj të kandidojë për poste publike për 5 vjet. Gjithashtu Le Pen është gjobitur me 100,000 euro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme