Nations League/ Biletat për ndeshjet e Shqipërisë, tashmë edhe fizikisht pranë “Air Albania”-s

Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare në “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë më 26 shtator dhe San Marinos më 6 tetor, tashmë mund të blihen edhe fizikisht pranë pikës së shitjes në stadiumin “Air Albania”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se, përveç shitjes ONLINE në platformën ebileta.al, nga dita e sotme tifozët mund të blejnë biletat edhe pranë pikës fizike të shitjes në stadium.
Kjo mundësi u vjen në ndihmë të gjithë tifozëve që preferojnë ta kryejnë procesin e blerjes fizikisht, ndërsa shitja online vijon të jetë aktive në platformën zyrtare. Biletaria fizike do të jetë e hapur çdo ditë, në fashat orare 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
FSHF fton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares që të sigurojnë biletën dhe të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në nisjen e rrugëtimit të ri në UEFA Nations League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




