NBA play-off/ Lakers eliminohen nga Minesota, LeBron mediton lamtumirën dhe sulmon shoqërinë

Për LeBron Xhejms dhe Lakers disfata me T’Wolves nuk do të jetë e lehtë për tu kapërdirë. Ylli i basketbollit amerikan, prej vitesh në kërkim të unazës së pestë, edhe këtë sezon u eleminua duke fituar vetëm një ndeshje në serinë e pesë takimeve me ekipin nga Mineapolis. Statistikat janë të qarta për 40-vjeçarin, i cili me Lakers ka fituar vetëm 2 nga 14 takimet e fundit të fazës play-off në tre sezonet e fundit.
“Entoni Dejvis kërkoi me zë të lartë atë për të cilën kishte nevojë dhe vetëm një javë më pas u bë pjesë e një shkëmbimi (në këmbim Lakers morën nga Dallas, Donçiç). Unë nuk kam thënë asgjë…”, tha James duke qeshur. “Nuk kam asnjë koment për të ardhmen, unë kam veshur këtë fanellë për natë dhe kam dhënë maksiumin në parket”, nënvizoi Xhejms, i cili pasi u pyet se çfarë do të bënte me të ardhmen tha se ende nuk dinte asgjë.
Sa i përket ndeshjes që mbylli serinë, e cila zgjati pesë takime, Lakers nuk e nisën aspak mirë pasi në dy periodat e para mbizotëruan miqtë nga Mineapolis. Në periodën e tretë ekipin i Los Anxhelos u rikthye fuqishëm, por në të katërtën humbi përsëri kontakt me T’Wolves, të cilët fituan me shifrat 96-103.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




