NBA play-off/ Nju Jork dhe Denver përmbysin faktorin fushë

Basketboll | 1 vit më parë

Dy fitore të formacioneve udhëtuese kanë anuluar faktorin fushë për Bostonin dhe Oklahomën, të cilat janë mposhtur respektivisht nga Nju Jork dhe Denver.

Sa i përket takimit në “TD Garden” Knicks kanë mposhtur për herë të parë në këtë sezon ekipin e Celtics, të cilët kishin mundur plot katër herë në sezonin e rregullt rivalët e tyre. Për të rrealizuar këtë mrekulli (105-108) Knicks u mbështetën te koshat nga distanca e Anunoby dhe e mbrojtja e Bridges, i cili ishte përsëri protagonist kur në sekondat e fundit të kohës shtesë i hoqi topin nga duart Jaylen Brown.

Ndërsa në takimin tjetër të mbajtur në “Paycom Center” të Oklahomës u pa një ndeshje me një fund të çmendur. Ekipi i Thunder u mund nga Nuggets me shifrat 119-121 ndërsa heroi i takimit ishte Nikola Jokiç, autor i 42 pikëve, 22 topave në tabelë dhe 6 asisteve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme