Ndeshjet e shtyra të Serie A dhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë do të luhen të mërkurën

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut Federata Italiane e Futbollit lajmëroi se të gjitha ndeshjet në program për ditën e sotme do të shtyheeshin për një datë tjetër.
Por pak orë më vonë po ky organ njoftoi se ndeshjet e vlefshme për javën e 33-të të Serie A do të luhen të mërkurën në orën 18:30. Kjo për faktin se Fiorentina, e cila është e impenjuar në Ligën e Konferencës, e ka mjaft të ngjeshur kalendarin.
Sa i përket gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë, Interi dhe Milani do të ndeshen po të mërkurën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




