Në “Air Albania” përballen të shtunën dy mbrojtjet më të forta të kampionatit

Fundjava sjell disa sfida interesante të kampionatit të Abissnet Superiores, që transmetohen në RTSH. Spikasin dy ndeshjet që do të zhvillohen në kryeqytet, Dinamo City-Elbasani dhe Partizani-Vllaznia.
Përballja mes Dinamo City dhe Elbasanit është programuar të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Është një sfidë rivalësh për titull, që ka rëndësi të veçantë për blutë, të cilët vijnë pas humbjes në Shkodër, ndërsa elbasanasit kanë avantazhin që aktualisht janë 5 pikë para Dinamos në renditje.

Interesant është fakti se në stadiumin “Air Albania” përplasen dy mbrojtjet më të forta të kampionatit pas 11 javësh. Skuadra e trajnerit Ilir Daja ka pësuar më pak gola deri tani, 5 gola. Elbasani ka mbrojtjen e dytë më të fortë në kampionat, me 6 gola të pësuar, 1 më shumë se kundërshtari i së shtunës.
Në bazë të këtyre shifrave, sulmuesit e dy skuadrave duket se do ta kenë të vështirë ta gjejnë rrugën e rrjetës. Sa i përket sulmit, elbasanasit janë më mirë se blutë. Skuadra e trajnerit Ivan Gvozdenoviç ka shënuar 13 gola dhe ka sulmin e dytë më të mirë në kampionat. Një shkallë më poshtë është Dinamo City, me 11 gola të shënuar, po aq sa ka shënuar edhe Bylisi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




