Nën hetim në Gjermani për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e Ilber Domit në Shqipëri

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ilber Domi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbajtjes së armëve luftarake dhe municioneve.
Sipas hetimeve u konstatua se vlera e të ardhurave të Ilber Domit ishte shumë më e ulët se shpenzimet dhe investimet e tij gjatë periudhës 2011-2024. Hetimi ka provuar se ai ka krijuar pasuri të paligjshme nga veprimtaritë kriminale, të cilat nuk mund të justifikohen me aktivitetin e tij ligjor.
Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e disa pasurive, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:
Një tokë me sipërfaqe 850 m² në Zall Herr, Tiranë;
Një apartament me sipërfaqe 113.8 m²;
Një njësi tjetër me sipërfaqe 98.8 m² dhe dy poste parkimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



