“Një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar”, Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jordani, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.
Rama u shpreh i nderuar nga pritja e monarkut jordanez, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar dhe një ndër figurat më të respektuara në arenën ndërkombëtare.
“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Takimi vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jordanisë, duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja në fusha të ndryshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.









