Ofendime në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë Bardhi e Balliu

Sekretariati i Etikës përjashtoi me 10 ditë secilin nga deputetët e Partia Demokratike e Shqipërisë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas seancës së tensionuar në Kuvendi i Shqipërisë.
Kërkesa për masë disiplinore u paraqit nga Partia e cila argumentoi se Bardhi pengoi zhvillimin e seancës dhe përdori gjuhë fyese. Ndërsa për Balliun fillimisht ishte kërkuar përjashtim 30-ditor, me arsyetimin e sjelljes agresive dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e Kuvendit.
Nga ana tjetër edhe grupi parlamentar i PD ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të kreut të grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, pas një komenti ndaj deputetes Albana Vokshi, që sipas demokratëve ishte ofendues dhe diskriminues.
Mbledhja e Sekretariatit të Etikës vijon për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Më herët, Byroja e Kuvendit la në fuqi edhe vendimin për përjashtimin 20-ditor të deputetit Agron Shehaj, pas kërkesës së socialistëve, me arsyetimin se ai bllokoi foltoren dhe pengoi zhvillimin e seancës parlamentare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




