Orkestra e RTSH-së, Koncerti me vepra të kompozitorëve shqiptarë e të huaj

Vepra “Përhumbur” e kompozitorit shqiptar Dorian Çene, ka çelur koncertin e Orkestrës Simfonike te Radio Televizionit Shqiptar, një traditë kjo që vijon prej kohësh, për të sjellë pranë publikut edhe krijimet artistike nga virtuozët tanë.
Më pas veprës shqiptare i është bashkuar edhe Koncert për piano Nr. 2, një nga më të famshmit në botë, i kompozuar nga pianisti virtuoz dhe dirigjent rus, Sergej Rachmaninoff (Rakmaniof). Koncerti ka ardhur nën dirigjimin e Olsi Qinamit dhe solist pianistin Ekland Hasa
Koncerti, me kryeveprat më të bukura dhe aq të dashura për publikun shqiptar ka sjellë emocion tek publiku artdashës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




