Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë kthen “në rrënjë” shqiptarët nga e gjithë bota

Aktualitet | 2 vite më parë

Mbi 10 mijë shqiptarë nga të gjitha trevat kanë zhvilluar paradën e madhe kuq e zi në 112-vjetorin e Pavarësisë.

Në paradën ku u ekspozuan “rrënjët”, historia dhe kultura shqiptare, parakaluan 350 grupe artistike nga 150 qytete të ndryshme, ku jetojnë shqiptarë, që nga Nju-Jorku, Brukseli, Çamëria, Kosova, arbëreshët e Italisë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe e gjitha Shqipëria.

Me flamuj në duar, këngë e valle shqiptare, me veshje tradicionalë nga krahina të ndryshëm, shqiptarët ecën në paradën nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri të sheshi “Skënderbej”.

Tirana u kthye këtë 28 Nëntor, për të dytin vit radhazi, në kryeqendrën e festimeve të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme