Peleshi urdhëron ngritjen e grupit vullnetar parlamentar “Miqtë e Personave me Aftësi të Kufizuar”

Sociale | 11 muaj më parë

Kryeparlamentari Niko Peleshi ka urdhëruar ngritjen e një grupi vullnetar parlamentar pune “Miqtë e PAK”, në kuadër të 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Lajmi u komunikua nga nënkryetarja e Kuvendit Klodjana Spahiu e cila theksoi se ky grup pune ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit mes forcave politike, institucioneve shtetërore të pavarura dhe shoqërisë civile, me synim mirërritjen, edukimin, punësimin, mbrojtjen dhe mbështetjen sociale për përfshirje të personave me aftësi të kufizuar.

“Data 3 dhjetor ishte Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar. Dje kryetari i Kuvendit ka urdhëruar ngritjen e grupit vullnetar parlamentar “Miqtë e personave me aftësi të kufizuar”.

Ky grup ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit mes forcave politike, institucioneve shtetërore të pavarura dhe shoqërisë civile, me synim mirërritjen, edukimin, punësimin, mbrojtjen dhe mbështetjen sociale për përfshirje të personave me aftësi të kufizuar.

Uroj dhe shpresoj që në këtë grup pune të gjejmë frymën e bashkëpunimit”, deklaroi Spahiu.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rreth 1.3 miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë me një formë të paaftësisë, çka përfaqëson 16% të popullsisë globale – ose 1 në 6 persona.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme