Përkujtohet ngritja e flamurit në Tiranë, piktori Deda sjell pikturën e këtij momenti të veçantë
Një ngjarje e veçantë për historinë e kryeqytetit siç është përkujtimorja e ngritjes së Flamurit në Tiranë. Është zhvilluar në kuadër të Festave Kombëtare. Piktori Adnand Deda ka zbuluar për herë të parë pikturën e tij të re, që rikrijon artistikisht momentin e ngritjes së flamurit në kryeqytet.
Deda, i njohur për veprat e tij me tematikë historike dhe për stilin e detajuar realist, ka realizuar ndër vite tablo që trajtojnë figura dhe çaste kyçe të identitetit kombëtar.
“Kam qenë i intriguar që të gjithë ato emra nga historia dhe nga leximet i konstatoja që ishin pjesë e ngritjes së flamurit në Tiranë”, u shpreh piktori.
Ceremonia është shoqëruar edhe me një rikthim simbolik të himnit të flamurit, ashtu siç është kënduar në Vlorë më 28 nëntor 1912, duke krijuar një atmosferë që bashkon artin, historinë dhe emocionin e ditës së Pavarësisë.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




