Përleshje në “Superclásicon” paraguaiane, 11 oficerë policie të plagosur dhe 31 tifozë të arrestuar

Superclásico paraguaiane midis Olimpias dhe Cerro Porteño përfundoi në kaos dhe dhunë dhe u pezullua pas përleshjeve midis tifozëve të dy ekipeve në tribuna në Asunción, duke rezultuar në lëndime të mbështetësve dhe oficerëve të policisë. Gjyqtari Juan Gabriel Benítez e ndërpreu ndeshjen pas 29 minutash në stadiumin Defensores del Chaco të dielën në mbrëmje.
Përleshjet shpërthyen në një tribunë, të ndjekura nga qindra tifozë që hynë me forcë në fushë, ndërsa policia qëlloi me plumba gome dhe gaz lotsjellës. Policia tha se 11 oficerë u plagosën dhe 31 tifozë u arrestuan. Komandanti i Policisë César Silguero tha se dhuna filloi jashtë stadiumit kur tifozët e Cerro Porteño, që ishte udhëtuese, u përpoqën të hynin pa bileta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



