Plani amerikan për dhënien fund të luftës, negociatorët e Ukrainës takohen me Rubion dhe Witkoff
Negociatorët ukrainas pritet të mbajnë këtë të diel bisedime në SHBA për planin më të fundit të Uashingtonit, për dhënien fund luftës me Rusinë, në një kohë trazirash për presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe qeverinë e tij, pasi një hetim për afera korruptive detyroi Zelenskin të shkarkonte kryenegociatorin dhe shefin e stafit të tij, Andrij Yermark.
Delegacioni ukrainas që tashmë drejtohet nga Rustem Umerov pritet të takohet me sekretarin e shtetit Marko Rubio dhe të dërguarin special Steve Witkof në Florida. Uashingtoni ka paraqitur një plan për dhënien fund luftës që ka më shumë se tre vite që vijon dhe po përpiqet të finalizojë një marrëveshje me Moskën dhe Kievin.
Bisedimet mbahen pasi një sulm me dronë i mori jetën një personi dhe plagosi 11 të tjerë në rrethinat e Kievit dhe më pas sulmoi dy anije cisternë në Detin e Zi që ishin duke lundruar drejt një porti rus për t’u ngarkuar me naftë të sanksionuar ruse e cila do të eksportohej drejt tregjeve të huaja.
Disa orë para se delegacioni ukrainas të nisej për në ShBA, një nga terminalët më të mëdhenj të naftës në Rusi ndali punën pas një sulmi ku u përdorën dronë ujorë, të cilin kompania që zotëron terminalin e cilësoi sulm terrorist.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




