Play-off NBA/ Oklahoma tregon forcën e grupit, Spurs dorëzohen në San Antonio

Basketboll | 5 muaj më parë

Falë një prove të madhe skuadre kampionët në fuqi të NBA kanë mposhtur Spurs në Texas edhe pse të zotët e shtëpisë nisën finalen e tretë të Konferencës së Perëndimit me shifrat e pjesshme 15-0. Oklahoma City Thunder rifitoi faktorin fushë falë triumfit 123-108 në “Frost Bank Center”.

Shai Gilgeous-Alexander shkëlqeu në parket pasi ishte autor i një takimi ku shënoi 26 pikë dhe dhuroi 12 asist. Kampionët në fuqi edhe në këtë takim kishin mundësi që të mbështeteshin te stoli, i cili u dhuroi plot 76 pikë (24 ishin të Jared Mçain dhe 18 të Jaylin Ëilliams) duke mos u lënë rrugëdalje vendasve.

Victor Wembanyama mbylli ndeshjen me 26 pikë, por Spurs-at u mundën me 19 pikë diferencë në 11 minutat kur ai nuk ishte në parket. Atyre nuk u mjaftoi as rikthimi i De’Aaron Fox, autor i 15 pikëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme