“Po sillemi si humbës”, Murati: Ka një zgjidhje të vetme Kosovë–Serbi

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim në Kosovë, Valon Murati tha se zgjidhja e vetme e plotë për Kosovën është ripërcaktimi i kufijve me Serbinë.
Në emisionin “Një Shqipëri” në RTSH me Mentor Nazarkon, Murati tha se edhe pse Kosova është fituese e madhe ndaj Serbisë që nga viti 1999 deri më sot, shqiptarët e Kosovës po sillen si humbës.
Sipas tij, kur u hap çështja e ripërcaktimit të kufijve nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ai ishte i vetmi moment serioz për çështjen e dialogut.
“Ne jemi treguar joseriozë në raport me çështjen e dialogut. Vetëm një herë ka qenë serioze çështja e bisedimeve. Një herë është shtruar në mënyrë serioze nga ish-presidenti Thaçi zgjidhja e problemit përfundimtar me Serbinë, kur u hap çështja e ripërcaktimit të kufijve. Zgjidhja më e drejtë është të pranohet parimi i reciprocitetit. Reciprociteti duhej që të përfundonte me ripërcaktimin e kufijve. Është zgjidhja e vetme e plotë mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu siç jemi Kosova mbetet peng i një pakice serbe,” deklaroi Murati.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




