Prapaskena e “kodit sekret” të përdorur nga Rocchi, “La Repubblica” zbulon shenjat që zgjedhësi i arbitrave “drejtonte” VAR-in

Sipas disa pasazheve të zbardhura nga “La Repubblica”, Rocchi nuk ndikonte në vendimet e VAR-it vetëm duke u trokitur në xham arbitrave, të cilët ndodheshin në dhomën e famshme.
Sipas hetuesve Rocchi përdorte shenjat e një prezantuesi të njohur italian. Bëhet fjalë për lojën “Gioca Jouer” të Claudio Ceçhetto. Ashtu si ky i fundit Rocchi komunikonte me arbitrat në VAR me anë të duarve. Kur dora ishte e ngritur atëherë arbitrat në VAR “nuk duhet të ndërhynin” ndërsa kur grushti ishte i mbyllur sinjali për arbitrat ishte që të “mos ndërhynin”.
Me pak fjalë Rocchi drejtonte vetë VAR-in edhe pse ishte “i jashtëm”. Kjo situatë është dokumentuar në ndeshjen e 1 marsit mes Udinezes dhe Parmës ku përzgjedhësi i arbitrave ka kushtëzuar video-analizuesin e ndeshjes, Daniele Paterna. Paterna në fillim nuk akordon penallti, por pas “sinjalit” të Rocchi-t akordohet penallti për ekipin firulan.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



