Prapaskena/ Jo vetëm Vinicius Jr., shtatë futbollistë të Real-it kishin kundërshtuar Xabi Alonso-n

Për Álvaro Arbeloa etapa e re në Madrid nuk është aspak e lehtë. Ish-mbrojtësi trashëgon një ekip, i cili prej kohësh kishte humbur kontrollin ndërsa detyra e tij e parë do të jetë që të rikthejë harmoninë në “Santiago Bernabéu”.
Sipas gazetarit të njohur spanjoll Bruno Alemany janë plot shtatë futbollistë, të cilët kishin kundërshtuar trajnerin në muajt e fundit. “Shtatë lojtarë kanë kundërshtuar direkt ose nëpërmjet palëve të treta vendimet e trajnerit. Unë nuk mund të përmend emra, por përveç lojtarëve edhe Florentino Perez dukshëm nuk ishte i kënaqur nga mënyra se si drejtoi Alonso skuadrën”, tha Bruno Alemany, i cili pohoi se ky informacion i kishte ardhur nga njëri prej pjestarëve të stafit të trajnerëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




