Presidenti i Bayern mbyll çështjen “Olise”: Nëse Florentino Perez ka kohë për të humbur le të na dërgojë ofertë!

Gjermani | 5 muaj më parë

Numri një i Bayern, Herbert Hainer, ka siguruar tifozët bavarezë se Michael Olise nuk është në shitje dhe se transferimi i tij nuk është një temë në Mynih.

“Micheal Olise është një lojtar i Bayern, i cili ka një kontratë të gjatë me ne. Bayern nuk është një klub që shet lojtarë. Nëse Florentino Pérez do të dëshirojë që të na dërgojë një ofertë, diçka që nuk ka ndodhur, ai mund t’i kursejë kohë vetes”, tha 71-vjeçari.

Në ditët e kaluara në shumë medie u përfol se Real-i po përgatiste një ofertë 150 milionë eruo për një lojtar, identiteti i të cilit nuk u zbulua.

Nëpërmjet kanaleve të tjera klubi spanjoll la të kuptohej se kjo shifër e deklaruar nga Pérez ishte e destinuar për të veshur me të bardha numrin 17-të të Bayern-it.    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme