Presidenti izraelit: Marrëveshja me Hamasin do të ketë sfida, pengjet do t’i sjellim të gjithë në shtëpi

Botë | 2 vite më parë

Presidenti Isaac Herzog ka mirëpritur vendimin e kabinetit të sigurisë për të miratuar marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve.

Ai ka theksuar se pret që qeveria ta bëjë këtë së shpejti.

“Ky është një hap jetik në rrugën për të mbështetur angazhimin bazë që një komb ka ndaj qytetarëve të tij,” tha Herzog ndërsa shtoi se ai nuk ka “asnjë iluzion” se marrëveshja nuk do të ketë sfida.

“Duhet t’i sjellim të gjithë në shtëpi. Të gjithë! Ne nuk do të pushojmë dhe nuk do të heshtim derisa të ndodhë”, tha presidenti.

Më herët, qeveria tha se plani do të nisë zbatimin të dielën, pavarësisht vonesave burokratike, që do të thotë se Gjykata e Lartë do të ketë ende një seancë dëgjimore për peticionet kundër marrëveshjes, megjithëse nuk pritet të ndërhyjë.

Gjatë takimit të kabinetit të sigurisë, sipas raporteve të pakonfirmuara të mediave hebraike, kryeministri Benjamin Netanjahu u tha ministrave se Izraeli ka marrë garanci përfundimtare si nga presidenti Joe Biden ashtu edhe nga presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, se ‘nëse negociatat në fazë dy nga marrëveshjet dështojnë dhe Hamasi nuk i pranon kërkesat tona të sigurisë, ne do të rifillojmë luftimet intensive me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme