Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Gosip | 2 vite më parë

Fernando Villarejo, shefi i reparti të terapisë intensive të klinikës

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020 përpara se të ndërronte jetë 22 ditë më vonë, deklaroi gjatë procesit që po mbahet në Argjentinë, se Leopoldo Luque, kirurgu që krehu ndërhyrjen për të hequr hematomën në tru, u kishte ndaluar mjekëve që të futeshin në dhomë për të vlerësuar gjendjen e yllit të futbollit argjentinas. “Luque ndaloi mjekët që të futeshin në dhomë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të Maradonës.

Doktor Mario Schiter dhe një psikiatër u kontaktuan nga vajzat e Maradonës dhe erdhën deri në klinikë”, deklaroi Villarejo, i cili konsideroi vendimin e Luque si “të çuditshëm dhe të papritur”. Sipas tij familjarët kishin kërkuan ndihmën e dy mjekëve që të vlerësonin nëse Maradona duhej dërguar në një tjetër klinikë për të rikuperuar nga pasojat e operacionit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme