Program pas shkolle në 46 institucione arsimore. Detyra shtëpie dhe orë argëtuese pas mësimit
Prej gati 2 javësh, në 46 institucione arsimore në kryeqytet ka nisur të aplikohet programi pas shkollë. Në përfundim të procesit mësimor, nxënësve të klasave nga e para në të pestë u jepet mundësia të konsumojnë ushqimin e marrë nga shtëpia, të kryejnë detyrat që kanë për nesër dhe njëkohësisht të zhvillojnë edhe orë të tjera argëtuese si art dhe zeje, lexim jashtë klase apo mësimi i valleve tradicionale shqiptare.
Në shkollën 9-vjeçare “1 Qershori”, në një orë mësimore të ndarë sipas klasave, nxënësit zhvillojnë të gjitha detyrat e shtëpisë. Ushtrime të cilat janë të një niveli të lartë vështirësie dhe ndonjëherë i linin të pazgjidhura kur u duhej t’i bënin në shtëpi, tashmë mund t’i kryejnë me mbështetjen e mësuesve të tyre.
Pilotimi i programit pas shkollë do të përcaktojë se cilat janë elementet që duhet të ndryshojnë dhe cilët po funksionojnë ashtu siç duhet. Nisma synon të krijojë një qasje të strukturuar, duke përfshirë iniciativa si arti dhe zejet, “Toka në shkollë”, ekipet sportive dhe shkolla si qendër komunitare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




