PS përgatitet për zgjedhjet vendore 2027, Rama: Nevojitet ristrukturim në Bashkinë e Tiranës

Politikë | 7 muaj më parë

Puna për zgjedhjet e vitit të ardhshëm ka rinisur, ndërsa gjatë një takimi me Asamblenë Socialiste në njësinë nr. 2 të Tiranës, kryeministri Edi Rama theksoi se është parë e nevojshme një ristrukturim i punës në Bashkinë e Tiranës.

Socialistët po qeverisin për mandatin e katërt radhazi, ndaj kreyministri Edi Rama kërkoi që sukseset e tyre t’u komunikohet shqiptarëve në çdo cep të vendit.

“Duke qenë se ne kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ne fitoret tona i projektojmnë, i përgatisim duke marrë kohë dhe shumë më parë se gjithë të tjerët, ne kemi parë nevojën të bëjmë një ristrukturim të punës në Bashkinë e Tiranës. Organizimi është A-ja”, nënvizoi kreu i qeverisë.

Në këtë Asamble, drejtuesja politike e Tiranës Ogerta Manastirliu prezantoi ekipin drejtues të socialistëve në Njësinë 2, që përbëhet nga Delina Ibrahimaj, Genti Gazheli, Olta Manjani dhe si përforcim nga drejtuesit e qarqeve, Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.

Takimi me Asamblenë Socialiste në njësinë nr. 2 vjen menjëherë pas vendimit për nisjen e turit me qytetarët. “Punët për Shqipërinë”, kështu do ta quajnë socialistet turin e takimeve në të gjithë Shqipërinë, këtë qasje të re komunikimi, që do ti rikthejë në terren për të mësuar dhe zgjidhur problematikat e qytetarëve. 

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të shtunë në një takim të zgjeruar, me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave, kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme