“Punët për Shqipërinë”, Rama konsultime me qytetarët në të gjithë Shqipërinë

Politikë | 7 muaj më parë

 “Punët për Shqipërinë”, kështu do ta quajnë socialistet turin e takimeve në të gjithë Shqipërinë, këtë qasje të re komunikimi, që do ti rikthejë në terren për të mësuar dhe zgjidhur problematikat e qytetarëve. 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur, që prej orës 11:00, në një takim të zgjeruar, me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave, kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar. Takimin e çeli kreu i grupit socialist, Taulant Balla, për të renditur  prioritetet, që duhet të marrin jetq nq sallën e kuvendit, gjatë këtij sesioni parlamentar.

Rendi i ditës nisi me raportimin e Drejtueses se Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ku deputetet dhe ministrat përcollën shqetësimet e mbledhura nga qytetarët, të cilët nuk janë trajtuar, ose kanë pretendime për shërbimet e ofruara nga kadastra.

Raportimi tjetër është nga  Bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrative Territoriale, Arbian Mazniku, një çështje e rëndësishme që kërkon ndryshime kushtetuese dhe natyrisht edhe bashkëpunimin me opozitën për një ndarje të re administrative dhe territoriale.

Pika e tretë e rendit te ditës eshte prezantimi  i strategjisë se komunikimit, nga ministria e shtetit, Erjona Ismaili. Mësohet se strategjia e re e komunikit, dikton jo vetëm  angazhimin e drejtpërdrejtë te kryeministrit dhe kreut te Partise Edi Rama, por edhe te ministrave te kabinetit, deputeteve dhe te te zgjedhurve vendore ne takime ne terren dhe komunikimeve te shpeshta.

Gazetare: D. Shkodrani  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme