Qendra “Zinxhira Social Rise” – Mbështetje për familjet dhe individët në nevojë në Gjirokastër

Sociale | 1 vit më parë

Përfaqësues të Bashkisë Gjirokastër, të Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri ,si dhe partnerëve ndërkombëtarë, zhvilluan një vizitë në Qendrën Komunitare “Zinxhira”, ku u njohën  me rezultatet e arritura nga projekti “Zinxhira Social Rise”   në qëndrën komunitare dhe më  shërbimet që ofrohen për grupet në nevojë, ndër to mbështetjen psikosociale, këshillimin familjar dhe ndihmën për përfshirjen në tregun e punës.

Bledar Taho, Drejtues u institutit të kulturës Rome në Shqipëri u shpreh për RTSH se, “ Sot ndodh rikonstruktimi i Qendrën Komunitare “Zinxhira”, e cila përveç shërbimeve  të fizioterapisë dhe psikologjisë do fillojë dhe më shërbime të tjera që lidhen me përkujdesje të tjera sociale por dhe me shërbimin pas shkollor. Pra këto do jenë shërbime që kanë të bëjnë me mirë integrimin e shoqërisë këtu në Gjirokastër.”

Prioritetet  do të ketë  zgjerimi i mëtejshëm të shërbimeve sociale në këtë qendër, ku do të shtohet edhe shërbimi lëvizës ne banesa

“Për herë të parë qendra sociale do të ofrojë dhe shërbimin lëvizsh sepse ne kemi dhe një shërim të posaçme ku vet qendra do ofrojë shërbim në banesa për personat që kanë vështirësi për të lëvizur”

Ky projekt synon të forcojë rolin e qendrave komunitare në ofrimin e shërbimeve sociale gjithëpërfshirëse, duke mbështetur familjet dhe individët në nevojë dhe duke krijuar një model të qëndrueshëm kujdesi social në nivel vendor.

Gazetare:Enkeleda Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme