Qeveria franceze dërgon ekspertin për rikthimin e liceut në Korçë

Aktualitet | 2 vite më parë

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare është promotori për rikthimin e liceut francez të Korçës.

Në një intervistë për RTSH Korça, drejtori i këtij instituti, Albert Rakipi, tregon se pas propozimit të bërë qeverisë shqiptare, propozim që i është paraqitur dy vite më parë edhe presidentit francez Emmanuel Macron, tashmë është caktuar një ekspert francez, i cili është duke parë mundësitë për rikthimin e këtij liceu në formën e një kolegji universitar.

“Rikthimi i liceut të Korçës, si një koleg universitar në bashkëpunim me Francën, ka qenë ideja e Institutit për Studime Ndërkombëtare, që i është paraqitur qeverisë shqiptare 6 muaj para vizitës së presidentit Macron në Tiranë në qershor 2023. Jemi shumë krenarë për këtë gjë. Qeveria franceze ka dërguar një ekspert, që po bashkëpunon me autoritetet lokale dhe me Ministrinë e Arsimit. Është një projekt strategjik për Korçën, që e kemi pasur prej një kohë shumë të gjatë dhe vjen pas atij të Kolegjit të Evropës në Tiranë,” tregon z. Rakipi.

Drejtori i Institutit thotë se rikthimi i liceut francez në formën e një kolegji universitar në Korçë pritet të ndihmojë universitetet shqiptare, çka e meriton ky qytet për shkak edhe të kontributit të madh dhe të rëndësishëm që ka dhënë përgjatë historisë në të gjitha fushat për zhvillimin e vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme