Rama-Kurti bashkë? Nesturi: Kurti e kuptoi ku e ka vendin. Sulo: Pse Rama është vëllai i madh?

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Plator Nesturi komentoi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 takimin mes kryeministrit Rama dhe atij të Kosovës Albin Kurti me rastin e Ditës së          Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas Nesturit, Albin Kurti u rikthye aty ku i takon dhe ku e ka vendin.

“Kur je në festë janë të mirëpritur të gjithë, jo m ëvëllai me të cilin mund të kesh bërë llafe apo fjalë. Në një farë mënyrë rikthehet aty ku duhet të jetë dhe e kupton se ku ka vendin. Ky është një element shumë i rëndësishëm sepse edhe në familje ka hierarki”, tha Nesturi.

Nga ana e tij, gazetari Arion Sulo shtroi pyetjen se me këtë rast i bie të që “Edi Rama është vëllai i madh?”

“Nuk pati një deklaratë nga ana e Kurtit që tha se “ i falem vëllait të madh”. Ka një sjellje më të afërt se herët e tjera”, u shpreh Sulo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme