Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bujar Bukoshit: Shqiptar i mirë dhe politikan i rafinuar

Kosovë | 1 vit më parë

Edi Rama ngushëllon për ndarjen nga jeta të Bujar Bukoshit

Kryeministri, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të, ish kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.

Nëpërmjet një postim në rrjetet sociale, Rama e ka përshkruar Bukoshin si një “shqiptar të mirë, politikan të rafinuar dhe njeri të ndjeshëm”.

“U prehsh në paqe!  Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi,” shkruan Kryeministri Rama.

Bukoshi u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore.

Ai ka jetuar dhe është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.

Bujar Bukoshi u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë.

Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme