Rama ndan pamjet: Përgatitjet për fitoren e 10-të radhazi

Kryeministri, Edi Rama zgjodhi të bënte një prezantim përmes projeksioneve jo vetëm të arritjeve, por edhe premtimeve për marrjen e një tjetri mandati me 11 maj.
Ndërsa shfaqen pamjet e ambientit të ri të fushatës, kreu i qeverisë foli jo vetëm për realizmin e reformave të kryera që pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, por edhe për prioritetet të shtrira deri në 2030.
“Kjo anija kozmike e Covidi-t, kishte një fillim 30 sekonda të asaj kohe katër vjet më përpara kur morëm rrugën për fitoren e 8-të. Është shumë më mirë se sa të mbledhim gjithë njerëzit të vinë në një sallë të madhe. Bëjmë këtu këtë dhe pastaj ndajmë këto kapitujt e programit në territor. Duhet dhe një qartësi e siglës”, shkruan Rama.
Gjatë prezantimit, Rama ndalet edhe tek sektori i energjisë, ku me anë të grafikave tregon sipas tij diferencën e prodhimit të energjisë para dhe pas vitit 2013-të.
Kryeministri Edi Rama e ka shpërndarë këtë në Facebook, ndërsa tregon një panoramë të detajuar për programin e qeverisë.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




