Rama takim me gra dhe vajza në Dibër: PS fiton sepse kemi mbështetjen tuaj. Ky qytet sot, “jastëku i gjelbër” i Tiranës

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Dibër, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Rama tha se PS gëzon mbështetje nga shumica e grave dhe vajzave, teksa përmendi edhe shifra për të treguar rritjen e numrit të grave të anëtarësuara në PS.

“Ne kemi arritur kaq shumë në këto vite dhe kur ne e kemi nisur këtë rrugë si PS ka pas 15% gra dhe vajza, sot janë 40%. Nuk duhet të ndalemi pa arritur numrin magjik 51 mijë gra dhe vajza anëtare të PS-së. 71% e përfaqësuesve tuaja ju i keni në skuadrën tonë kombëtare. Në Dibër keni në listën e mbyllur 2 nga 5 dhe në listën e mbyllur 52% janë gra dhe vajza. Ne fitojmë sepse kemi në mbështetje gurët e poshtëm, kemi me vete shumicën e grave dhe vajzave”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, falë rrugëve të ndërtuara, Dibra nuk është sot më larg sesa Durrësi nga Tirana duke u kthyer në “jastëkun e gjelbër të kryeqytetit”.

“Dibra sot ka një frymëmarrje tjetër sepse Dibra sot  është çliruar, i ka ikur laku nga fyti që e mbyste. Dibra sot është bërë  praktikisht jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Sot për të shkuar nga Tirana në Durrës dhe për të shkuar nga Tirana në Dibër, është pak a shumë e njëjta kohë. Detyra ime mbaron kur të hapet edhe rruga Peshkopi-Maqellarë. Edhe pak ditë dhe edhe rruga Peshkopi-Maqellarë do të jetë e hapur. Shumë shpejt do të mbyllim edhe rrugën e Lurës”, theksoi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme