Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin: Zoti ju shpërbleftë sakrificat

Aktualitet | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit. Duke uruar besimtarët për Fitër Bajramit që festohet pas muajit të shenjtë të Ramazanit, Rama shkruan se ‘Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat”

“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat”, shkruan kryeministri Rama.

Rama uron gjithashtu besimtarët myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin.

“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat. Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin”, shkruan kreu i qeverisë.

Ndërkaq, më herët presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar  sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.

Begaj shkruan se përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, ndërsa uron që Zoti t’u japë shqiptarëve begati dhe lumturi

“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!

Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!” – shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme