Reali, Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore. Mbappé? Është

Spanjë | 2 vite më parë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Sevillas: “Ne kthehemi në shtëpi pas shumë ndeshjeve jashtë. Përfundimi i vitit këtu, me tifozët tanë, është shumë emocionues. Duam ta mbyllim mirë. Sevilla është një ekip rival që tregohet konkurrues në të gjitha ndeshjet”.

“Ne kemi një objektiv shumë të qartë, ta mbyllim 2024-ën me fitore. Ishte një vit fantastik dhe i paharrueshëm. Nuk e di nëse do të jetë i papërsëritshëm, por mendoj se mund të përsëritet nëse të gjithë jemi të aftë të bëjmë më të mirën”.

“Fitimi i Champions është gjithmonë momenti më i lumtur. Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më i trishtuar është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu. Mbappe? Periudha e tij e përshtatjes ka përfunduar. Ai ka treguar tashmë një version të mirë dhe ende mund të përmirësohet. Është i motivuar, i emocionuar dhe i lumtur që është këtu”.

“La Liga? Do të jetë një kampionat shumë më konkurrues se vitet e fundit. Atletico do të luftojë sepse i ka të gjitha burimet për ta bërë këtë dhe do të përpiqet të fitojë. Do të jetë shumë argëtuese deri në fund. Këtë vit mund të fitohet me më pak se 90 pikë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme